Nagavci: Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Para 1 muaj

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme arsyetoi përkrahjen e amendamenteve që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ajo tha se zgjedhja direkte do t’i jepte presidentit legjitimitet më të madh demokratik dhe do të rriste përfshirjen e qytetarëve në procesin politik dhe interesimin për zgjedhjet.