Nafta e shtrenjtë në Kosovë, Qeveria kundër heqjes së TVSh-së dhe akcizës

Para 29 ditë

Prishtinë: Rritja e çmimeve të naftës në Kosovë po vazhdon të rëndojë qytetarët dhe bizneset, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e jetesës dhe inflacionin. Përderisa opozita ka kërkuar heqjen e TVSh-së dhe akcizës, kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar këto masa, duke i cilësuar si të pabazuara në përvoja të suksesshme ekonomike.

Kurti theksoi se Kosova nuk prodhon dhe as nuk përpunon naftë, duke qenë plotësisht e varur nga importi, çka sipas tij e bën të pashmangshëm reflektimin e çmimeve ndërkombëtare në tregun vendor. Ai paralajmëroi se masa të tilla mund të favorizojnë përfitime të padrejta në treg, në vend që të lehtësojnë barrën për qytetarët.

Ndërkohë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bë e ditur se heqja e TVSh-së dhe akcizës nuk është opsion, ndërsa theksohet se ulja e çmimeve mund të ndodhë vetëm nëse ka rënie në tregjet ndërkombëtare.