Myftiu Tërnava: “Ruajtja e moralit, gjuhës dhe familjes – themeli i ekzistencës kombëtare

Para 10 muaj

Gjatë ligjëratës në manifestimin qendror të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, bëri thirrje për ruajtjen e moralit, kulturës, gjuhës dhe kombit, duke e cilësuar këtë si sakrificë dhe përgjegjësi të përbashkët.

Ai theksoi rëndësinë e vlerave familjare dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mbështesë familjet me katër ose më shumë fëmijë, duke u propozuar që atyre t’u dhurohen shtëpi falas. “Rënia e natalitetit është alarm kombëtar,” deklaroi Tërnava, duke kërkuar një strategji kombëtare për rritjen e lindshmërisë dhe përballimin e fenomenit të migrimit.

Sipas tij, ndihma për familjet e mëdha duhet të përfshijë politika të mirëfillta ekonomike, sociale dhe arsimore, në funksion të forcimit të shoqërisë dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar.

Në fund, myftiu Tërnava apeloi për kujdes dhe solidaritet ndaj të varfërve dhe jetimëve, duke e cilësuar Kurban Bajramin si ditë reflektimi, mëshire dhe bashkimi.