Myftiu Tërnava: Çlirimtarët po mbahen padrejtësisht – vendimi i Gjykatës, politik

Para 9 muaj

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila refuzoi mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tërnava e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht, duke theksuar se çlirimtarët po mbahen padrejtësisht në burg për akuza që, sipas tij, janë të sajuara dhe pa baza.

“Gjykata kishte rastin të vendoste drejtësi, por për fat të keq mori një vendim të ndikuar politikisht,” tha ai.

Myftiu shprehu bindjen në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke u shprehur me shpresë se drejtësia e vërtetë do të vijë:

“Besojmë se djemtë tanë do të kthehen në vendin e tyre. Mbetemi me shpresë se Gjykata do të gjykojë mbi fakte e prova, jo mbi sajesa dhe hamendësime.”