Muriqi vazhdon me Mallorcan deri në vitin 2029-të

Para 10 muaj

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundëshëm në Turqi.

Futbollisti i Kosovës e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2029-të, pra duke qëndruar edhe për 4 vjet me klubin andaluzian.

Muriqi, u transferua në Mallorca në janar të vitit 2022, pas një periudhe zhgënjyese te Lazio.

Sivjet “Pirati” i ka zhvilluar gjithsejt 11 ndeshje me klubin spanjoll duke i realizuar 4 gola.