Murati: Vetëvendosje i ka dërguar letër LDK-së për një marrëveshje politike

Para 11 muaj

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër zyrtare Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kërkuar takim për të diskutuar rreth një marrëveshjeje politike.

Deklarata e tij vjen pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit, ku sërish nuk u arrit të bëhet konstituimi i tij.

“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje”, u shpreh Murati, duke shtuar se Vetëvendosje ka reaguar në përputhje me kërkesat publike të LDK-së për një marrëveshje politike.

Murati kritikoi pengesat që po bëhen për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.