Murati: Qarkullimi i bizneseve është rritur mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar

Para 6 muaj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qarkullimi i përgjithshëm i bizneseve në Kosovë ka arritur në 15.2 miliardë euro deri në fund të gushtit 2025, që përfaqëson një rritje prej 10.06% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, edhe fitimi neto i bizneseve ka shënuar rritje prej 9.45%, bazuar në deklarimet për tatimin në fitim të korporatave.

Murati i bëri këto komente përmes një postimi në Facebook.