Murati: Paga e 13-të në sektorin privat varet nga punëdhënësit

Para 18 ditë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi në Kuvend se paga e 13-të është aplikuar vetëm në sektorin publik, pasi Qeveria është punëdhënëse në këtë rast. Ai theksoi se në sektorin privat kjo mbetet në vullnetin e punëdhënësve, përveç nëse rregullohet me ligj, siç ndodh në disa vende evropiane.