Murati feston shifra në letër, ndërsa qytetarët fundosën në varfëri historike

Para 7 muaj

Ministri Hekuran Murati e përshëndeti si “lajm të mirë” rritjen ekonomike prej 4.58% në TM2 të vitit 2025, duke e quajtur “përshpejtim të rritjes”. Por ndërkohë që ai mbështetet në statistika, realiteti në terren flet ndryshe: varfëria, papunësia dhe largimi masiv i të rinjve janë më të larta se kurrë në këto dy dekadat e fundit.

Për shumë qytetarë, kjo “rritje” nuk është përkthyer në jetë më të mirë, paga më të larta apo kushte më të denja – përkundrazi, humbja e shpresës po thellohet. Ndërsa Murati flet për ekonomi në ngjitje, qytetari i zakonshëm e ndjen përditë rënien e standardit të jetesës. Rritja në përqindje mund të jetë reale në letër, por e zbrazët për shumicën e popullsisë që ballafaqohet me çmime të larta, strehim të papërballueshëm dhe një shtet që vazhdon të mbështetet në remitenca dhe jo në zhvillim të brendshëm.

Në vend të festimit, ndoshta koha është për reflektim.