Mungesa e buxhetit godet komunat: Rrezikohen shërbimet, çerdhe e shkolla mbesin pa rrymë

Para 5 muaj

Mungesa e buxhetit në tri komuna ka filluar të shkaktojë probleme serioze në funksionimin e shërbimeve publike. Në Prishtinë, mungesa e mjeteve financiare ka çuar në paralajmërimin për pezullimin e shërbimeve të Trafikut Urban, ndërsa një çerdhe ka mbetur pa energji elektrike për shkak të pamundësisë së pagesës. Zyrtarë lokalë paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse buxheti nuk miratohet së shpejti.