Muhaxheri viziton çiftin e parë që u martua me flamurin kuqezi në Pejë

Para 6 muaj

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vizituar familjen Gorani në përvjetorin e martesës së çiftit që thuhet se ishte i pari që u martua me flamurin kombëtar kuqezi në qytetin e Pejës.

Djali i Suad Goranit, Arbeni, ka treguar përmes një postimi në “Facebook” se më 10 tetor 1968, babai i tij kishte vendosur që dasmën ta organizonte me flamur kombëtar, një akt i rrallë dhe i guximshëm për kohën.

Ai ka rrëfyer se një ditë para dasmës, flamuri kombëtar ishte shpalosur në shtëpinë e Reshat Goskës, ku bashkë me miqtë u këndua me krenari Himni Kombëtar. Në ditën e martesës, më 13 tetor 1968, mbi 100 dasmorë të armatosur u nisën nga lagjja “Jarina” drejt lagjes “Karagaq”, me flamurin kuqezi përpara.