MSh-ja në Gaza: Mbi 860 palestinezë të vrarë derisa konflikti Iran-Izrael vazhdonte

Para 10 muaj

Rreth 868 palestinezë në Gaza u vranë kohës kur po zhvillohej konflikti 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, sipas një raporti të BBC-së mbi shifrat nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Një person me emrin Nader Ramadan ka thënë se ndjeu sikur gjithçka u përkeqësua në Gaza.

“Bombardimet izraelite u intensifikuan, dëmet u rritën dhe pushtimi u zgjerua në zona të caktuara.Ne vetëm ndjemë shkatërrimin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Sanaa Abu Mousa ka thënë se gjërat shkuan “nga keq në akoma më keq për Gazën gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit”, raporton BBC,

“Vdekja, evakuimi dhe bombardimet ishin të njëjta”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se bë më e vështirë për familjet që të gjenin ushqim dhe ata u detyruan të lëviznin nga një vend në tjetrin në kërkim të sigurisë.