Moti për vikend me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Para 6 muaj

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu dhe intervale të shkurtra me diell. Temperaturat do të lëvizin nga vlera negative gjatë mëngjesit deri në temperatura më të buta gjatë ditës, sidomos të dielën.

E shtunë, 4 tetor 2025:

Moti do të jetë me vranësira të shumta dhe me periudha të shkurtra me diell. Vende-vende priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel, 5 tetor 2025:

Moti do të mbetet kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell dhe reshje lokale të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë rritje, duke u lëvizur nga 11 deri në 16 gradë Celsius. Era do të vijojë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Instituti bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë mëngjeseve për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së formimit të ngricave të lehta në disa zona.