Moti i lig godet Evropën Juglindore – Paralajmërime për stuhi edhe në Kosovë

Para 1 vit

Ditët e fundit, moti i lig ka përfshirë pjesë të ndryshme të Evropës Juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha për shkak të stuhive, breshërit dhe erërave të fuqishme. Vendet më të prekura janë Sllovakia, Kroacia, Hungaria dhe Serbia, ku janë raportuar ndërprerje energjie, rrëzime kulmesh, pemësh, dhe bllokim rrugësh e hekurudhash. Në Split të Kroacisë, një stuhi me erëra deri në 128 km/h ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha, përfshirë shkatërrimin e pjesës së çatisë së stadiumit “Poljud”.

Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku moti i lig pritet të godasë të martën dhe të mërkurën. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të jenë në gatishmëri.