Sot në Kosovë pritet një mot më i ngrohtë dhe me më shumë rreze dielli, por nuk do të mungojnë as vranësirat lokale. Në disa zona, veçanërisht gjatë pasdites, mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa në mesditë pritet të arrijnë deri në 20 apo 21 gradë.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë kryesisht me diell, me prani të vranësirave të lehta lokale. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë në krahasim me ditët e mëparshme.
Të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasdites mund të sjellin rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Reshje priten edhe në pjesën veriore të bregdetit shqiptar. Zhvillimet do të jenë të përqendruara dhe të karakterit lokal.
Nga e marta, vendi do të përjetojë një mot më të ngrohtë dhe me më shumë diell, por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia e stuhive të izoluara, veçanërisht pasditeve.
/MeteoBallkan/
