Momenti kur eskalon Sami ‘recidivisti’ ndaj gazetarëve

Para 8 ditë

Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka ‘eskaluar’ sot në fund të mbledhjes së këtij institucioni, me sjellje agresive ndaj gazetarëve.

AGK e dënoi ashpër cenimin fizik të Kurteshit, si të papranueshëm dhe kërkoi nga KQZ  që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve, ndërsa nga VV që ta ndalojë këtë praktikë.

Kurteshi, i cili sipas Asociacionit është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve, nuk i duroi disa pyetje të gazetarëve dhe nisi me britma, duke akuzuar mediat.

“Ju lutem,  ju lutem, largonu se po bëjnë poshtërsi. Me qitë në televizion atje, e do qenë atje flasin…”, tha Kurteshi.Klan Kosova