Momenti dramatik kur antidroga e Policisë së Shqipërisë arreston në rrugë një të dyshuar për narkotikë

Para 11 muaj

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Tiranë, nën dyshimin për shit-blerje të narkotikëve.

Sipas njoftimit, gjatë punës hetimore, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të së cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi E.Sh., 35 vjet dhe është proceduar penalisht shtetasi D.M., 28 vjet.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasi E. Sh merej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, është gjetur një qese me lëndë narkotike kokainë me peshë 480 gram, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës material, së bashku me automjetin.

Postimi i plotë i Policisë Shqiptare:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 35-vjeaçari.

Procedohet penalisht dhe një 28 vjeçar për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi D. M., 28 vjeç.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasi E. Sh merej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues E. Sh dhe pasagjer D. M, në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.