Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, mjeku ligjor Naim Uka deklaroi se viktima është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.
Sipas tij, ekzaminimi mjekoligjor ka konstatuar se qitja është kryer nga 2 deri në 5 centimetra largësi.
“Rreth vrimës hyrëse janë evidentuar faktorë plotësues të qitjes, si djegie e lëkurës dhe grimca baruti, që dëshmojnë për distancën shumë të afërt të të shtënës”, theksoi Uka para trupit gjykues.
