Një mjek në Vushtrri është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar nga 10 deri në 50 euro nga pacientët për të lëshuar raporte për pushim mjekësor. Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
