Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar në polici se nipi i saj ka tentuar ta vrasë. Rasti është regjistruar si “vrasje në tentativë” dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2025, rreth orës 09:00 të mëngjesit, në Mitrovicën e Jugut.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se nipi i saj, i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta privonte nga jeta,” thuhet në raportin zyrtar të policisë.
Pas incidentit, i dyshuari është dërguar nga familjarët për trajtim në repartin e neuropsikiatrisë, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjeko-ligjor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
