Një grua nga Maqedonia e Veriut është sulmuar verbalisht dhe fizikisht të enjten mbrëma në Mitrovicë nga dy shtetas të Kosovës. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore për mbrojtje. Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
