Miratohet Projektligji për Shtetësinë: rikthimi për diasporën me procedurë të thjeshtuar dhe pa pagesë

Para 25 ditë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shtetësinë, i cili synon lehtësimin e rikthimit të shtetësisë për qytetarët në diasporë.

Ministri Xhelal Sveçla tha se procedurat do të thjeshtohen ndjeshëm – nga 9 dokumente në vetëm një kërkesë dhe një dëshmi, ndërsa afati i shqyrtimit do të ulet nga 6 muaj në 30 ditë.

Sipas tij, aplikimi për rifitim të shtetësisë do të jetë pa pagesë dhe ky ligj pritet të forcojë lidhjen mes Kosova dhe mërgatës.