MINTI cakton çmimet e reja të derivateve për sot

Para 23 ditë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve për datën 05.04.2026. Sipas vendimit të ri, nafta (dizel) do të shitet deri në 1.86 euro për litër, ndërsa benzina deri në 1.49 euro për litër. Ky mekanizëm i ri parasheh publikimin ditor të çmimeve maksimale, me synim rritjen e transparencës dhe stabilitetit në treg, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e papritura.