Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth angazhimeve të MPB-së dhe situatës aktuale në vend.
“Kënaqësi të mirëpresja në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Diskutuam mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për situatën e aktuale në vendin tonë. Mbetem i përkushtuar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të bazuar në interesat më të mira për dy shtetet tona”, shkroi Sveçla.
Ky takim vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
