Ministri i Mbrojtjes së Izraelit tërhiqet pas kërcënimit ndaj banorëve të Teheranit

Para 10 muaj

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, është tërhequr nga deklarata e tij kërcënuese këtë mëngjes, ku tha se “banorët e Teheranit do të paguajnë çmimin” për sulmet iraniane ndaj Izraelit. Katz gjithashtu e quajti udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, një “vrasës frikacak” në rrjetin social X.

Pas reagimeve të shumta, Katz sqaroi se qëllimi i tij nuk ishte të dëmtoheshin fizikisht qytetarët e Teheranit, por të nënvizonte se ata do të paguajnë “çmimin e diktaturës” së regjimit iranian. Ai theksoi se banorët e kryeqytetit iranian mund të përballen me nevojën për të evakuuar disa zona, të cilat Izraeli i konsideron të rëndësishme për sulmet ndaj objektivave të regjimit.

Deklaratat e ministrit Katz vijnë në një moment të tensionuar mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për agresione dhe kërcënime ndaj sigurisë së rajonit.