Jam thellësisht i bindur se mbërritja e avionit ushtarak nga Hungaria kishte për qëllim të ofronte një formë mbështetjeje për Millorad Dodikun dhe klikën e mbledhur rreth tij në shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë e Hercegovinës Zukan Helez nuk ka dhënë pëlqimin për uljen e një avioni ushtarak nga Hungaria në BeH, pasi është kërkuar leja për ulje në aeroportin e Sarajevës, pastaj në aeroportin e Banja Lukës.
“Pse një aeroplan ushtarak duhej të ulej në aeroportin e Banja Lukës mbetet e paqartë, por në kontekstin e mbërritjes së 70 pjesëtarëve të njësisë speciale antiterroriste të MPB-së hungareze në mbështetje të MPB-së së RS-së, sigurisht që është simptomatike në këtë moment”, ka shkruar Helez në rrjetin social Facebook.
Helez kujtoi se kryeministri hungarez Viktor Orban i tha presidentit të entiteti boshnjak Republika Sërpska, Millorad Dodik, vazhdimisht “i ofron mbështetje në sulmin e tij dhe minimin e rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.”
“Jam thellësisht i bindur se mbërritja e avionit ushtarak nga Hungaria kishte për qëllim të ofronte një formë mbështetjeje për Millorad Dodikun dhe klikën e mbledhur rreth tij në shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës”, tha ai.
i shtoi se për shkak të refuzimit të tij për të dhënë leje për fluturimin/uljen e lartpërmendur të një avioni ushtarak, ai kishte pësuar “presion të madh, si nga pjesë të komunitetit ndërkombëtar ashtu edhe nga ndërmjetësit vendas”, gjatë tri ditëve të kaluara.”Asgjë nuk është më e rëndësishme se Bosnjë e Hercegovina, as unë dhe as pozicioni im. Duke qenë se presidenti i njësisë më të vogël boshnjake Milorad Dodik vazhdon të thotë se Bosnjë e Hercegovina nuk është shtet, se RS-ja është shtet, unë pyes pse avioni i tij ushtarak nuk u ul në Banja Luka”, përfundoi Helez.
