Ministri Hajrulla Çeku: Mbështetje e lartë për krijimtarinë artistike dhe prioritet i vazhdueshëm për kulturën

Para 1 vit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se mbështetja institucionale për krijimtarinë artistike nuk ka qenë asnjëherë më e lartë dhe se vizioni për të ardhmen e artit është i qartë. Ai siguroi se kultura do të vazhdojë të trajtohet me prioritetin e duhur, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë në mbështetje dhe zhvillimin e saj. Gjatë takimeve të vazhdueshme me artistët dhe krijuesit e skenës kulturore, diskutimet kanë pasur fokus punët dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar artin në vend.