Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë tensionet në Lindjen e Mesme dhe veprimet e Izraelit në Gazë

Para 10 muaj

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran dhe ofensivës së Izraelit ndaj objektivave iraniane. Në qendër të diskutimeve është roli i BE-së në uljen e tensioneve dhe rikthimin e palëve në tryezën e negociatave.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje palëve të përmbahen dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit. Po ashtu, në axhendë është përfshirë edhe një raport i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, i cili vë në dyshim përputhshmërinë e veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës me Marrëveshjen e Asociimit BE-Izrael, duke ngritur shqetësime për shkelje të të drejtave të njeriut. Izraeli e ka cilësuar raportin si “të njëanshëm” dhe “shembull të standardeve të dyfishta”.