Ministrat e financave të G7 diskutojnë lirimin e rezervave të naftës

Para 1 muaj

Ministrat e financave të G7 pritet të diskutojnë mundësinë e lirimit të rezervave emergjente të naftës për shkak të rritjes së çmimeve pas tensioneve nga Lindja e Mesme.

Sipas raportimit të Financial Times dhe Reuters, në diskutime do të marrë pjesë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Deri më tani, tri vende të G7, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur mbështetje për këtë ide.