Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për rrëmbim dhe dhunim të një të riu për 6000 euro

Para 16 oresh

Policia në Gjirokastër ka arrestuar 30-vjeçarin R.L., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, nën dyshimet për heqje të paligjshme të lirisë dhe dhunim. Sipas hetimeve, ai dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë, të arrestuar më herët, kanë marrë me forcë një 20-vjeçar dhe e kanë dhunuar për t’i marrë 6000 euro. I dyshuari u kap në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër dhe iu dorëzua autoriteteve në Vlorë për procedura të mëtejshme.