Mihrije Braha: Remzie Osmanin e kisha bërë kryetare të Suharekës

Para 6 muaj

Çifti i njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, kanë votuar për kandidatin e tyre në Prishtinë si dhe për asamblistët.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ata nënvizuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kanë bërë thirrje që të votohet sa më shumë.Ne kemi votuar, procesi shkoj shumë mirë, urime dita e zgjedhjeve. Unë them gjithmonë, kur kemi zgjedhje, kemi festë”, ka thënë Naimi.

E kam përfunduar edhe unë të drejtën time për votim, i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë se pastaj prej kokërr shpinës nuk ka nevojë për ankesa se janë të pavlefshme, kështu që dilni votoni”, tha në anën tjetër Mihrije Braha.

“Gjëja e parë do të duhej të kryhet unaza për shkak se trafiku do të lehtësohet më shumë, qytetarët duhet të kenë t’i përmbushura gjërat elementare mbeturinat janë bërë problem. Këta njerëz që sot votohen t’i marrin detyrat të kenë përgjegjësitë dhe t’i kryejnë punët e tyre”, vazhdoi tutje Abazi.