Mihrija befason: ‘Kazinot i dua, shkoj e para dhe dal e fundit

Para 1 vit

Një intervistë e fundit e këngëtarëve të njohur Naim Abazi dhe Mihrije Braha po tërheq vëmendjen e madhe në rrjet. Gjatë bisedës me moderatorin Meti Alshiqi, Mihrija ka ndarë një detaj surprizues nga jeta e saj, duke pranuar se frekuenton kazino.

Në një moment të bisedës, këngëtarja e njohur ka treguar se nuk merr shumë para me vete, por gjithmonë del fituese. Ajo tregon se mund të qëndrojë në kazino nga ora 8 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit, duke dalë e fundit, ndërsa të tjerët e presin. Mihrija ka shtuar gjithashtu me humor: “Shumë argëtohem. Shyqyr që nuk jam mashkull”.

Megjithatë, duke qenë se biseda ishte kryesisht me humor, është e vështirë të kuptohet se çfarë është tërësisht e vërtetë dhe çfarë mund të ketë qenë thjesht një ekzagjerim për efektin komik.