Mesazhi i Osmanit: Një komb, një rrugëtim drejt Europës

Para 5 muaj

Në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë historike të kësaj dite, duke e përshkruar si moment që matet “me shekuj”. Ajo foli për rrugëtimin e vështirë të shqiptarëve, periudhat e persekutimit nën regjimin serb dhe ndalimin e flamurit shqiptar, duke theksuar se “askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar”.

Osmani u ndal edhe te procesi i integrimit evropian, duke theksuar se si Kosova ashtu edhe Shqipëria po ecin drejt BE-së. Ajo tha se shqiptarët janë të bashkuar pavarësisht kufijve, duke përmbyllur se “vendet tona janë të ndara në harta, por të bashkuara në zemra”.