Berlin – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të posedojë armë bërthamore. Komentet e tij u bënë gjatë një bisede telefonike me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, njoftoi zyra e kancelarit,
Të dy liderët u pajtuan se përparësia urgjente është parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon.
Merz falënderoi Omanin për rolin e tij ndërmjetësues në çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe shprehu mbështetje për përpjekjet diplomatike për zgjidhje paqësore.
