Moderatori Meriton Mjekiqi ka lënë të kuptohet se mund të jetë sërish pjesë e Big Brother VIP, në rast se formati do të rikthente ish-banorët.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, ai u pyet nëse do të pranohej të hynte sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Po, do të rikthesha nëse do të kisha një arsye shumë të fortë. Do e bëja, por jo siç e kam bërë,” u shpreh Mjekiqi, duke nënkuptuar se një rikthim i mundshëm do të vinte me një qasje ndryshe nga hera e parë.
