Rikthimi i Gjestit ka rezultuar tejet i suksesshëm, pasi vetëm 24 orë pas publikimit, kënga “Memories” është renditur zyrtarisht në vendin e 11-të në listën Trending Worldwide. Balada emocionale ka zënë vendin e parë në pesë shtete, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa ka hyrë në Top 10 edhe në vende si Franca dhe Italia. Mbështetja masive e publikut dëshmon ndikimin e fortë global të këtij projekti muzikor.
