Memli Krasniqi: Pas balotazhit më 9 nëntor, në dhjetor do të votojmë për zgjedhjet parlamentare

Para 6 muaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare brenda këtij viti, duke theksuar se ato mund të zhvillohen jo më larg se dhjetori.

Gjatë një deklarate për media pas votimit në zgjedhjet lokale, Krasniqi u shpreh:

“Besoj që do të votojmë më 9 nëntor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dhe jo më larg se në dhjetor edhe për zgjedhjet parlamentare”.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset zgjedhore, duke i cilësuar ato si mundësi për të ndikuar në formimin e qeverisjes në nivel lokal dhe qendror.