Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në largim se shpërndarja e 100 eurove për studentët vetëm pesë ditë para zgjedhjeve është tentativë e hapur për blerje votash.
Krasniqi e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë paniku para “humbjes së madhe që i pret” në zgjedhjet e së dielës. Ai ftoi studentët që të pranojnë ndihmën — të cilën e quajti taksa e familjeve të tyre — por që në ditën e zgjedhjeve ta përdorin votën për të ndëshkuar qeverisjen që sipas tij, gjatë katër viteve të fundit, ka shpërfillur arsimin dhe ka degradur sistemin shtetëror.
