Melania Trump “hap linjën” me Putinin për fëmijët ukrainas – thotë se ai iu përgjigj letrës së saj

Para 6 muaj

Në një kthesë që askush nuk e priste në vitin 2025, Melania Trump deklaron se presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur letrës së saj prekëse për fëmijët ukrainas të zhvendosur nga lufta. Letra, që Melania ia dorëzoi burrit të saj – ish-presidentit Donald Trump – për ta dorëzuar “dorazi” Putinit në samitin e Alaskës, duket se ka ndezur një “kanal humanitar komunikimi”.

Sipas zonjës Trump, përgjigjja nga Kremlini ishte pozitive dhe e sjellshme – ndoshta më e butë se shumë deklarata të mëparshme të Putinit për Perëndimin. Madje, sipas saj, falë kësaj iniciative të letrës së dorës, janë ribashkuar edhe tetë fëmijë me familjet e tyre. Tetë! Nga mijëra. Po mirë, fillimi është i mbarë, thonë.

“Po punoj për një kauzë që i kalon kufijtë politikë”, tha Melania, ndërsa kritikët ende përpiqen të kuptojnë nëse ajo e ka fjalën për kufijtë gjeografikë apo thjesht kufijtë e absurditetit diplomatik.

Ndërkohë, Moska nuk ka konfirmuar zyrtarisht përmbajtjen e përgjigjes së Putinit, por Melania këmbëngul se dialogu është i hapur. Ajo nuk përmendi as agresionin, as deportimet, as luftën – vetëm “dashurinë për fëmijët”, sepse, siç duket, në diplomacinë e stilit Trump, mjafton një letër e shkruar bukur për të zbutur edhe zemrën e akullt të Kremlinit.