Medevdev: Kombe janë gati ta pajisin Iranin me koka bërthamore pas sulmeve amerikane

Para 10 muaj

Një “numër vendesh” janë gati t’i furnizojnë Iranit me koka bërthamore pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore herët të dielën, deklaroi ish-presidenti rus Dmitriy Medvedev në rrjetet sociale.

Në një postim në X/Twitter, Medvedev sugjeroi që sulmet e Shteteve të Bashkuara në tre vende në Isfahan, Natanz dhe Fordow patën efekt të kundërt dhe çuan në rezultatin e kundërt nga ai që kishte synuar të arrinte Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Sipas Medvedevit, “pasurimi i materialit bërthamor — dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore — do të vazhdoj.