Më shumë vdekje se lindje: Kosova drejt krizës demografike?

Para 5 muaj

Kosova po përballet me rënie të lindjeve dhe rritje të vdekjeve, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Gjatë viteve 2020–2024 janë regjistruar gjithsej 110,510 lindje, ose rreth 22 mijë foshnje në vit, duke shënuar rënie prej të paktën 5,500 lindjesh krahasuar me periudhën 2015–2019.

Prishtina kryeson për nga numri i lindjeve, ndërsa komunat e Parteshit dhe Ranillukut regjistrojnë shifrat më të ulëta. Mosha mesatare e nënave është 29 vjet, me raste të rralla të nënave nën 15 vjeç dhe mbi 50 vjeç.

Në anën tjetër, numri i vdekjeve është në rritje. Nga viti 2018 deri në 2021 kanë humbur jetën 48,663 persona, një mesatare prej 12,166 vdekjeve në vit. Shkaktarët kryesorë mbeten sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekura nga kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Mbi 60% e vdekjeve i përkasin grupmoshës mbi 70 vjeç.

Të dhënat ngrejnë shqetësimin për një trend të qëndrueshëm të plakjes së popullsisë dhe rrezik të një krize demografike në vitet në vijim.