Prishtinë: Është mbyllur ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e hapur më 24 mars në shesh, pas evidentimit të pasaktësive në disa përmbajtje. Kryeministri Albin Kurti tha se gabimet duhet korrigjuar dhe theksoi se një ekspozitë e saktë dhe e plotë për krimet në Kosovë duhet të rikthehet, duke përmendur qershorin si kohë të përshtatshme.
