Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja njohin zyrtarisht Shtetin e Palestinës

Para 7 muaj

Sot, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës. Kryeministri Keir Starmer tha se ky vendim synon të ringjallë shpresën për paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve, duke përkrahur zgjidhjen me dy shtete.

Pak minuta më parë, njohjen e Palestinës e ka bërë edhe Kanadaja, duke shtuar presionin ndërkombëtar për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme.