Mbi 3.6 milionë fletëvotime për Zgjedhjet Lokale 2025

Para 7 muaj

KQZ vendos për shtypjen e materialeve për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar numrin e fletëvotimeve dhe materialeve tjera për Zgjedhjet Lokale 2025. Për raundin e parë do të shtypen gjithsej 1,800,410 fletëvotime për Kryetarë të Komunave dhe po aq për Kuvendet Komunale.

Numri i fletëvotimeve është 13% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, i cili është 2,069,098 sipas listës së certifikuar nga KQZ.

Zgjedhjet do të organizohen në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, përfshirë edhe votimin me kusht, për persona me nevoja të veçanta dhe me postë nga jashtë vendit.