Mbi 100 qen endacakë janë kastruar dhe vaksinuar në Fushë Kosovë gjatë katër muajve

Para 1 muaj

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka bërë të ditur se gjatë katër muajve të fundit janë kastruar dhe vaksinuar 135 qenë endacakë.

Ai tha se problemi me qentë endacakë vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët, duke theksuar se komuna ka një kontratë të trashëguar për trajtimin e tyre.

Sipas Mjekut, situata rëndohet edhe nga papastërtia dhe mbeturinat në qytet, ndërsa theksoi se çështja e qenve endacakë nuk është vetëm problem i Komuna e Fushë Kosovës, por i gjithë rajonit.