Maskoheshin si bamirës, arrestohet çifti që merrte kredi në emër të të varfërve

Para 27 ditë

Adi Hodo dhe Paola Zyber janë arrestuar në qarkun e Korçë, të dyshuar për një skemë mashtrimi financiar ndaj personave në nevojë. Ata paraqiteshin si përfaqësues të një shoqate bamirësie, merrnin të dhënat e kartave të identitetit të viktimave dhe aplikonin për kredi online pa dijeninë e tyre. Rasti u zbulua në fshatin Sheqeras pas një denoncimi, ndërsa hetimet po vazhdojnë pasi dyshohet për një numër më të madh viktimash.