Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R. dhe B.Z., nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi në bashkëkryerje”.
Sipas prokurorisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material prej 1,578,180 euro duke shitur pronë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe duke e transferuar në mënyrë të kundërligjshme. M.M. dyshohet edhe për “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa D.R. për “Legalizim të përmbajtjes së rreme”.
Gjykata u ka caktuar të dyshuarve masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa janë lëshuar urdhra ndalues për parcelat përkatëse deri në përfundim të procedurës penale.
