Të paktën 23 palestinezë janë vrarë pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një pike ndihmash në Gazën qendrore, raportojnë dëshmitarët dhe mjekët për BBC,
Sipas tyre, tanket dhe dronët izraelitë qëlluan mbi qindra njerëz pranë një qendre të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Ushtria izraelite (IDF) pretendon se trupat hapën zjarr paralajmërues dhe më pas një avion goditi disa persona të dyshuar që po afroheshin.
GHF ka mohuar që të ketë ndodhur ndonjë incident afër pikës së shpërndarjes. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi thotë se mbi 400 palestinezë janë vrarë në ngjarje të ngjashme që nga fundi i majit.
