Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për organizimin e marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”. Marshi do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale. Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit paqësor në kërkesë për drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
