Flotilja Ndërkombëtare Humanitare “Global Sumud”, e cila kishte si synim të çonte 200 tonë ndihma humanitare në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, më 1 tetor nga marina e Izraelit
Disa anëtarë të ekuipazhit postuan video në mediat sociale duke pretenduar se anijet detare izraelite po i afroheshin flotës dhe duke i urdhëruar ata të fiknin motorët, shkruan Sky News.
Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se kishte kontaktuar flotën dhe “u kishte kërkuar atyre të ndryshonin kursin”.
Ajo përsëriti akuzat e mëparshme se flota kishte të bënte me “provokim” dhe shtoi:
“Izraeli e ka informuar flotën se po i afrohet një zone aktive luftimesh dhe po shkel një bllokadë të ligjshme detare. Izraeli përsëriti ofertën për të transferuar çdo ndihmë në mënyrë paqësore përmes kanaleve të sigurta në Gaza”.
Kjo vjen pasi disa prej personave në bord thuhet se shpallën gjendje të jashtëzakonshme më herët këtë mbrëmje.
